Mbrojtësi kroat e mendon transferimin te Chelsea
Rtklive
Sport

Mbrojtësi kroat e mendon transferimin te Chelsea

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mbrojtësi i RB Leipzig, Josko Gvardiol, e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit te Chelsea.

Trajneri i ri i ‘Bluve’ të Londrës, Graham Potter, raportohet se është një admirues i mbrojtësit të skuadrës gjerman.

Mbrojtësi kroat nuk e përjashton mundësinë e kalimit në ‘Stamford Bridge’ në muajin janar.

Megjithatë, Gvardiol shton se është do të ishte lumtur edhe nëse mbetet në Gjermani.

“Jam i lumtur në Leipzig. Ende kam për të mësuar dhe duhet të punoj për veten time”, tha ai.

“Ka njerëz që merren me këtë çështje. Nuk kam menduar për një transferim. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në dimër”, theksoi Gvardiol.


MË SHUME NGA Sport