Emërllahu: Të jesh pjesë e Kombëtares është ndjenjë e papërshkrueshme
Rtklive
Sport

Emërllahu: Të jesh pjesë e Kombëtares është ndjenjë e papërshkrueshme

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Futbollisti i Ballkanit, Lindon Emërllahu është ftuar për herë të parë nga përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse.

Ylli i kampionëve në fuqi të Kosovës, është shprehur i lumtur që iu ka dhënë mundësia të jetë pjesë e Kombëtares.

‘Dardanët’ këtë të shtunën luajnë në udhëtim kundër Irlandës Veriore, në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Ftesa e Giresse ka qenë e pabesueshme për mua. Të jesh pjesë e Kombëtares është ndjenjë e papërshkrueshme. Shpresoj që edhe futbollistë tjerë të Superligës në të ardhmen të marrin ftesa nga Kombëtarja dhe ta përjetojnë këtë ndjenjë. Ekipi më ka pritur shumë mire, është thjesht një ndjenjë e papërshkrueshme. Secili prej lojtarëve më është afruar, më ka përkrahur dhe më ka pritur jashtëzakonisht mirë. Gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur mjaft mirë. Atmosfera është shumë e mirë në grup, si jashtë fushës, ashtu edhe brenda fushës dhe shpresoj në rezultat pozitiv”, ka thënë Emërllahu.

Kombëtarja e Kosovës nesër në mëngjes udhëton në Belfast, ku do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së të shtunës e cila nis në orën 18:00.


MË SHUME NGA Sport