OSHEE/ Humbjet janë ulur me 20 për qind, 55 për qind më pak se 2013
Rtklive
Shqipëri

OSHEE/ Humbjet janë ulur me 20 për qind, 55 për qind më pak se 2013

ATSH

Energjia mund të jetë e shtrenjtë në tregun ndërkombëtar, por ajo bëhet më e shtrenjtë për konsumatorin shqiptar nëse humbet rrugës.

Në një dekadë, operatori publik ka shpenzuar më shumë se 400 milionë Euro për të përmirësuar sistemin e shpërndarjes dhe furnizimit, duke synuar uljen në maksimum të humbjeve në rrjet.

Analiza e këtyre treguesve bëhet me e prekshme nëse i referohemi shifrave konkrete, sidomos në Tiranë dhe Durrës, që konsumojnë rreth 50 për qind të energjisë totale të hedhur në rrjet.

Tirana humbiste 1 mijë megavat në vitin 2013, sot humbet vetëm 200 megavat. Humbjet e energjisë në Tiranë dhe Durrës janë në shifra 15 për qind.

Qeveria ka vendosur që të përdorë fashën e re të energjisë prej 800 kilovat dhe ta faturojë atë me një çmim tjetër, më të lartë, për konsumatorët familjarë.

Në vitet 2010 deri 2014 ka pasur një sistem të ngjashëm, me fashë deri dhe mbi 300 kilovat konsum, që ka sjellë mjaft problematika.

Drejtori i Matjeve dhe Bilancit të OSHEE Ermal Murati thotë se tashmë kompania publike ka një garanci që lidhet me trajtimin e ankesave. Sipas shifrave zyrtare, në vitet 2013-14 ka pasur mbi 50 mijë ankesa në vit për keqfaturimin, sot shënohen më pak se 2000 ankesave, në kushtet kur faturohen rreth 1,2 milionë konsumatorë, që do të thotë se vetëm 0,2 për qind e tyre janë subjekt i keqfaturimit.

Ky rezultat do t’i shërbejë më së miri edhe zbatimit të fashës së re të 800 kilovatëve të konsumuar për familjet shqiptare për periudhën tetor-dhjetor 2022.


MË SHUME NGA Shqipëri