Rodri: Rivaliteti në Manchester i ngjashëm me Madridin
Rtklive
Sport

Rodri: Rivaliteti në Manchester i ngjashëm me Madridin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri mendon se rivaliteti i futbollit brenda qytetit të Mançesterit është e ngjashme me atë të Madridit.

Rodri tri vite me parë iu bashkua kampionëve në fuqi të Premier Leagues nga Atletico Madrid.

“Unë mendoj se ka krahasime pasi që në Madrid është rivalitetit mes Realit dhe Atleticos, dhe kur erdha këtu pash të njëjtin rivalitet kundër Manchester Unitedit”, tha Rodri.

“Ju keni shumë skuadra të mëdha me rivalitet të madh. Atmosfera e qytetit dhe rivaliteti”, theksoi spanjolli.

Rodri është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Pep Guardiolës.


MË SHUME NGA Sport