Kristjan Asllani, mundësia e artë për të luajtur ndaj Romës
Sport

Kristjan Asllani, mundësia e artë për të luajtur ndaj Romës

RTSH

Më datë 1 tetor Inter do të luajë ndaj Romës për javën e tetë të Serie A. Për Kristjan Asllanin, ndeshja ndaj verdhekuqëve përfaqëson një shans për të mos e humbur.

Mesfushori, deri më tani ka qenë objekt misterioz tek Inter. Shumë pak i përdorur, me vetëm dy paraqitje në Serie A dhe një në Champions League, për një total prej 30 minutash nga 810 në total mes dy kompeticioneve.

Të gjithë thonë se ka ardhur koha e tij. Dy janë faktorët që e diktojnë këtë: mungesa e Brozovic për shkak të numrit të kartonave dhe gjendja jo 100% e Hakan Calhanoglu. Nëse nuk ka surpriza në ditët e fundit, Asllani do të marrë fanellën e titullarit . Tifozët e Interit e kanë thënë fjalën e tyre.

Gazetari Alfredo Pedulla ka bërë një sondazh në lidhje me Asllanin  dhe pyetjes se pas pezullimit të Brozovic a duhet që Simone Inzaghi ta aktivizojë mesfushorin titullar në duelin ndaj Romës, 91% e tyre janë përgjigjur “po” dhe vetëm 9% prej tyre negativisht.

Misioni i Romës ka nisur dhe qëllimi është ta bindë Inzaghin që ta aktivizojë në vend të Brozovic më 1 tetor në “San Siro”.


MË SHUME NGA Sport