Boksierja Donjeta Sadiku kthehet nga Bullgaria me medaljen e argjendtë
Rtklive
Sport

Boksierja Donjeta Sadiku kthehet nga Bullgaria me medaljen e argjendtë

Uran Krasniqi/RTKLive

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka arritur të marrë medalje në turneun ndërkombëtar të boksit "Balkan", që është mbajtur në Sofje të Bullgarisë. Ajo ka rrëmbyer medaljen e argjendtë.

"Donjeta Sadiku u stolis me medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit "Balkan", që u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Pas dy fitoreve, Sadiku u mund në finale nga Shona Whitwell e Britanisë së Madhe, kategoria -60 kg", ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës.


MË SHUME NGA Sport