Kosovë-SHBA, miqësi e përhershme e partneritet i palëkundur
Foto: Vjosa Osmani/ Facebook
Lajme

Kosovë-SHBA, miqësi e përhershme e partneritet i palëkundur

J.Musliu/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin  SHBA-së, Joe Biden.

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, presidentja Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, kanë takuar presidentin Biden dhe zonjën e parë, Jill Biden.

“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar presidentja Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që ka filluar me 20 shtator në New York, presidentja Osmani së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë takuar shumë presidentë e kryeministra të vendeve të ndryshme.


MË SHUME NGA Lajme