Presidentja Osmani kërkon mbështetjen e Federatës Shën Kits dhe Nevis
Rtklive
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Presidentja Osmani kërkon mbështetjen e Federatës Shën Kits dhe Nevis

Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive

Në vazhdën e takimeve në New York e para e shtetit, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me kryeministrin e Federatës Shën Kits dhe Nevis, Terence Drew.

Siç bëhet e ditur në këtë takim u diskutua për raportet bilaterale, thellimin e tyre dhe zhvillimet e përgjithshme në raport me përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe sigurimin e njohjeve të reja.

“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka falënderuar Federatën Shën Kitts dhe Nevis për mbështetjen e deritashme të Kosovës dhe ka kërkuar që kjo mbështetje t`i jepet edhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, i cili mbetet prioritet shtetëror.

Më tej, thuhet se Presidentja Osmani në takim me kryeministrin Drew, ka theksuar se Kosova është e interesuar t`i intensifikoj marrëdhëniet dypalëshe me Federatës Shën Kits dhe Nevis në fushat me interes të ndërsjellë, ndërmjet qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve.


MË SHUME NGA Lajme