COVID-19 në Shqipëri, 51 qytetarë të infektuar
Rtklive
Shqipëri

COVID-19 në Shqipëri, 51 qytetarë të infektuar

rtsh.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 51 raste me COVID-19 dhe asnjë humbje jete.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 51 raste me COVID-19 dhe asnjë humbje jete. Nga 641 testime të kryera rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 21 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Lezhë, Fier, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, Berat, nga 2 qytetarë në Mat, Delvinë, nga 1 qytetarë në Roskovec, Patos, Divjakë, Himarë, Elbasan.

Në të gjithë vendin janë 807 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 75 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,319 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 51; të shëruar në 24 orë 75; të shtruar në spitale 6; humbje jete në 24 orë 0; testime ditore 641 testime totale 1,977,055; raste pozitive 330,715; raste të shëruara 326,319; raste Aktive 807; humbje jete 3,589.


MË SHUME NGA Shqipëri