Belgjika fiton nga Uellsi, befason Turqia
Rtklive
Sport

Belgjika fiton nga Uellsi, befason Turqia

Uran Krasniqi/RTKLive

Ashti siç është pritur Belgjika ka mposhtur Uellsin në ndeshjen e sontme të vlefshme pvr Nations League.

Kombëtarja e cila gjithmonë gjendet lart në Ranglistën e FIFA-s ka realizuar fitore me rezultat 2-1. 

De Bruyne dhe Batshuayi kanë shënuar për belgët. 

Golin e vetëm për uellsianët e ka realizuar Moore.

Pas kësaj fitore Belgjika gjendet në pozitën e dytë në Grupin 4 të Ligës A dhe ndeshjen e radhës e luan me kryesuesin e grupit, Holandën. 

Gjithashtu sonte janë zhvilluar edhe ndeshje të tjera nga ligat e tjera që veprojnë në kuadër të Nations League, ku në Ligën C Turqia ka befasuar teksa ka barazuar me Luksemburgun, Lituania poashtu ka barazuar me Ishujt Faroe, Kazakistani ka mposhtur Bjellorusinë, Azerbajxhani njëjtë ka mposhtur Sllovakinë, kurse në Ligën D Moldavia ka fituar ndaj Letonisë dhe Andora nga Lihtenshtajni.  


MË SHUME NGA Sport