Bislimi vlerëson lart mbështetjen e Luksemburgut për Kosovën
Rtklive
Lajme

Bislimi vlerëson lart mbështetjen e Luksemburgut për Kosovën

N. Mekolli /RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Bëhet e ditur se në takim u bisedua mbi rritjen e intensitetit të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, si vazhdimësi pas nënshkrimit në muajin korrik të Marrëveshjes Dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit.

“Zëvendëskryeministri Bislimi tha se e vlerëson lartësisht mbështetjen e Luksemburgut në fusha si arsimi, shëndetësia, inovacioni dhe teknologjisë informative.

U përmendën arritjet e Kosovës si rritja ekonomike dyshifrore, avancimi me 17 pozicione në Transparency International si disa prej treguesve që demokracia cilësore shkon bashkë me zhvillimin ekonomik”, thuhet në njoftimin e zyrë për informim të Kryeministrit.


MË SHUME NGA Lajme