Suarez shpreson se Uruguai mund ta fitojë Botërorin
Rtklive
Sport

Suarez shpreson se Uruguai mund ta fitojë Botërorin

Uran Krasniqi/RTKLive

Luis Suarez beson se Uruguai ka mjaft cilësi për të fituar Kupën e Botës.

Sulmuesi i njohur beson se shfaqja e talentëve të rinj uruguajan jep shpresë për një titull të tretë të Kupës së Botës. "Shpresa vjen pasi Federico Valverde, Nunez, Araujo dhe Rodri gjenden në nivelin më të lartë në Evropë. Edhe pse e dimë vështirësinë që përfaqëson çdo lojë në një Kupë Bote, por ne gjithmonë kemi besim", ka thënë ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Barcelonës.

Ai e ka përshkruar si një burim kënaqësie të madhe mundësinë për të luajtur për të katërtën herë në Botëror. 

Në Botërorin e Katarit Uruguaji gjendet në grup me Korenë e Jugut, Portugalinë dhe Ganën. 


MË SHUME NGA Sport