Reja thotë se Shqipëria është përgatitur për ndeshje fantastike në Izrael
Rtklive
Sport

Reja thotë se Shqipëria është përgatitur për ndeshje fantastike në Izrael

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka thënë se skuadra e tij do të kërkojë të imponohet në lojë, e cila është provuar në javën stërvitore dhe gjithashtu nënvizoi se skuadra ka punuar mirë dhe është gati për të bërë një paraqitje fantastike ndaj Izraelit.

Ai ka folur në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes. 

“Unë e njof forcën e Izraelit nga ndeshja e parë, është një skuadër që ka cilësi. Përtej atyre që do të luajnë ose atyre që mungojnë, kushdo që do të luajë do të japë maksimumin sepse edhe Izraeli e di që është një ndeshje e rëndësishme dhe ata do të luajnë për fitore, ashtu si edhe ne që kemi ardhur për fitore. Duhet të shikojmë kush do të arrijë të jetë më i zoti në fushën e lojës dhe kush do të ketë mentalitetin e duhur, mbi të gjitha do të shohim se kush ka më shumë dëshirë për ta fituar këtë ndeshje", ka thënë italiani. "Mungesat nuk kanë rëndësi, këto jemi tani, si ne ashtu edhe Izraeli. Do ta luajmë në fushë dhe uroj që të fitojmë ndaj këtyre rivalëve".

Ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve në këtë edicion të Ligës së Kombeve ishte mbyllur me barazim. 


MË SHUME NGA Sport