Ymeraj: Pozicionet janë të njëjta, greva vazhdon
Foto: RTKlive
Lajme

Ymeraj: Pozicionet janë të njëjta, greva vazhdon

Muharrem Miftari/RTKlive

(Plotësuar: Ora 22:45) Para pak çastesh ka përfunduar takimi online të Këshillit Grevist të SBASHK-ut dhe kryetarëve të këshillave të sindikatave të komunave të Kosovës, ku bëhet e ditur se nuk është arritur ndonjë marrëveshje lidhur me propozimin e deputetit Gola.

“Pozicionet janë të njëjta. Anëtarët e Komisionit për Arsim të vazhdojnë negociatat me BSPK-në dhe Qeverinë që të bëhet diçka që të lëvizet nga ky pozicion për të dalë nga kjo situatë. Tani po bëhen 29 ditë nga dita kur është nisur greva”, tha për "Lajmet e fundit" përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeraj.

Tutje ai shtoi se, nga sa po shihet, edhe në ditën e hënë do të ketë përsëri grevë  dhe është bërë një humbje e madhe për arsimin.

Lidhur me idenë e mosnotimit të nxënësve që do të konsiderohej si një penalizim ndaj nxënësve, Imeraj theksoi se pikërisht kjo është menduar nga mësimdhënësit që kjo formë është penalizim i nxënësve dha ata nuk e kanë pranuar këtë propozim.

“Ky është penalizmi i nxënësve pa fajin e tyre dhe të prindërve, andaj nxënësit janë duke humbur mësimin dhe tani është vendosur të mos kalohet në formën tjetër të ndëshkimit të nxënësve”, theksoi Ymeraj.

Pos tjerash, Ymeraj shtoi se përgjegjësia për të gjetur zgjidhjen i takon Qeverisë, veprimet tona janë legjitime, teksa mohoi se prapa tyre qëndrojnë partitë e caktuara politike.

(Plotësuar: Ora 22:00) Anëtarësia e SBASHK-ut nuk e pranon propozimin e Golës

Visar Krasniqi / RTK

Diskutimet rreth propozimit të deputetit Ardian Gola, kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim nuk është pranuar nga anëtarësia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.

RTK merr vesh nga burimet e saj në mbledhjen që po mbahet se nga pyetja nëse duhet të pranohet propozimi i deputetit të Gola, shumica e mësimdhënësve të shkollave deri tani janë deklaruar kundër propozimit të Golës, i cili ka filluar ta arsyetoj propozimin e tij.

Mësimdhënësit janë arsyetuar se mos notimi i nxënësve është shkelje ligjore dhe se një masë e tillë nuk mund të pranohet.

Mbledhja online është duke vazhduar.

Mbetet të shihet nëse deri në fund të mbledhjes do të ketë një pajtim për ta ndërprerë grevën.

SBASHK-u nis diskutimin me anëtarësinë për propozimin e deputetit Gola

20:30 / 23.09.2022 / Visar Krasniqi / RTK

Mbledhja ka nisur para pak minutash, e pjesë e saj janë bërë edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola dhe anëtarët e komisionit, Vlora Dumoshi, Eliza Hoxha, Albena Reshtiaj e Enis Kervananë, për të diskutuar rreth mundësisë së tejkalimit të grevës dhe propozimit të Golës për ta nisur mësimin dhe për të mos i notuar nxënësit derisa të arrihet një marrëveshje mes BSPK-së dhe Qeverisë.

Po ashtu, RTK merr vesh se këshillat grevistë kanë nisur t'i pyesin mësimdhënësit për propozimin e Kryetari të Komisionit për Arsim.

Këshilli Grevistë i SBASHK-të, mbanë mbledhje çdo mbrëmje për të diskutuar rreth hapave më tutje për grevën.

Nga ana e saj, Qeveria nuk ka dhënë asnjë sinjal se do ta plotësoj kërkesën e grevistëve prej 100 euro, por vetëm një premtim se në fund të vitit do ta shqyrtoj mundësinë e vazhdimit të ndarjes së mjeteve për mësimdhënësit deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.


MË SHUME NGA Lajme