Federer pensionohet nga tenisi
BKT
Sport

Federer pensionohet nga tenisi

Uran Krasniqi/RTKLive

Roger Federer i tha lamtumirën tenisit të premten mbrëma me një garë të fundit përpara se të dalë në pension në moshën 41-vjeçare, pas një karriere që zgjati gati një çerek shekulli dhe përfshinë njëzet tituj Grand Slam.

Në tribunat e 'O2 Arena' atij lotët i rrodhën ndërsa Ellie Goulding këndoi ndërsa një montazh i bëmave të Federer ishte projektuar në fushën e zezë.

"Dje ishte një mbrëmje magjike - ka shkruar ai në rrjetet sociale "King Roger" -. "Faleminderit sërish të gjithë lojtarëve dhe tifozëve që ishin aty për të ndarë këtë moment me mua. Për mua do të thotë shumë".