SBASHK i kundërpërgjigjët Kurtit: Nuk mbështetemi nga asnjë parti politike
Foto arkiv/ RTK
Lajme

SBASHK i kundërpërgjigjët Kurtit: Nuk mbështetemi nga asnjë parti politike

Valjeta Shala/ RTK

Deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për grevën në arsim, iu është kundërpërgjigjur SBASHK .

RTK, ka pyetur edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut ne lidhje me deklarimet e Kurtit rreth greves. 

"Nuk i kam dëgjuar ato akuza, ndërsa greva bazuar në kërkesat e antarësisë vazhdon deri sa të reflektojë qeveria Kurti në realizimin e saj qoft edhe më pak se sa 100 euro. Sindikata nuk mbështet asnjë parti dhe nuk mbështetet nga asnjë parti, në radhët e mësimdhënësve ka që janë simpatizantë të të gjitha partive, andaj atë çfarë thotë kryeministri nuk qëndron, ndërsa sa i përket inatit sindikalistët udhëheqësit e saj nuk mbajnë inat me askënd, sa herë të thirrë qeveria dhe përfaqësuesit e saj ata me dëshirë i përgjigjen takimeve”, thai për RTK, Reshit Kushaj, kryetar i këshillit grevist, SBASHK.

Sot gjatë ditës, kryeministri Kurti deklaroi se  shkollimi në Kosovë mbahet peng, sepse SBASHK-u refuzoi ofertat e qeverisë.

Ai tha se grevat po shkaktojnë dëme të mëdha, por edhe po bëhen edhe për inate politike ndaj qeverisë. 


MË SHUME NGA Lajme