Kurti: Shkollimi në Kosovë mbahet peng, SBASHK, refuzoi ofertat e qeverisë
Foto: RTKlive
Lajme

Kurti: Shkollimi në Kosovë mbahet peng, SBASHK, refuzoi ofertat e qeverisë

Afet Bela/ RTKlive

Kryeministri i Kosovës, është deklaruar edhe sot rreth grevave të cilat sipas tij po shkaktojnë dëme të mëdha, por edhe po bëhen edhe për inate politike ndaj qeverisë.

Kurti tha se SBASHK-u, ka refuzuar të gjitha ofertat e qeverisë për të dalë nga kriza dhe se pakoja prej 150 milionë euro, nuk do të jetë e fundit. Po ashtu sipas tij projektligji për paga që është në diskutim publik, do të zgjidh të gjitha  çështjet dhe ka ftuar të gjithë që të japin mendime pë të.

"Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt. Është keq se sa shumë po humbmi”, theksoi ai.

“Ne duam që mësimi të fillojë sa më parë, që do të thotë së është dashur të fillojë më shtator, jam i bindur se nxënësit duan të shkojnë në shkollë, jam i bindur se prindërit duan që fëmijët e tyre duna që të shkojnë në shkollë, jam i bindur që edhe mësimdhënësit duan të japin mësim nëpër shkolla. Po ashtu këtë bindje që kaq edhe qeveria e republikës së Kosovës. Ne nuk duam të bojkotohet shteti, sepse shkolla është vetë shteti. Sot mbi të gjitha ai është zhvillim jo vetëm për brezin tonë, por edhe për brezin e ardhshëm. Të gjitha kërkesat tona për Këshillin grevist dhe për SBASHK-un, nuk kanë vëlejtur, ata i kanë refuzuar të gjitha ofertat tonë”, tha Kurti pasi votoi për zgjedhjet e brendshme të VV-së, raporton RTKlive.

Kurti ka përmendur edhe pakon e re ekonomike prej 150 milionë euro që është përballur me inflacionin.  

Ai ka kritikuar sindikalistët duke thënë se shkollimi në Kosovë, po mbahet peng.”Pas të gjitha takimeve që kam pasur, përshtypje kam se po bëhet fjalë për një lloj inati antiqeveritar”, tha ai.

Sipas tij po humbim shumë prej inatit antiqeveritar. Ai ka folur edhe për projektligjin e pagave, që tani është në diskutim publik.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme