Përafrimi i legjislacionit me BE, Balla: Bashkëpunim me opozitën
BKT
Shqipëri

Përafrimi i legjislacionit me BE, Balla: Bashkëpunim me opozitën

ATSH

Nën drejtimin e dy bashkëkryetarëve, Jorida Tabaku dhe Taulant Balla, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, nisi sot mbledhjen me rend dite, seancë dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile aktive në fushën e integrimit evropian, përfaqësues nga bota akademike dhe grupet e tjera të interesit.

Në fjalën e tij, Balla tha se ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për miratimin e ligjeve që kanë të bëjnë me integrimin Evropian të Shqipërisë.

Ai tha se “një prej çështje që ne do të diskutojmë sot është për kapacitet administrative të Kuvendit për të mbështetur. Unë e shpreha dëshirën time për të shkuar përpara më një reformë të strukturës së komisioneve parlamentare në funksion më të madh të procesit të diskutimit nëpër komisione të legjislacionit komunitar”.

Balla theksoi se “unë jam kryetari i shumicës por unë nuk i kam 84 vota për të bërë ndryshimet e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar”.

“Jam i detyruar që të bashkëpunojë me opozitën, por ama edhe opozita nuk duhet ta konsiderojë herezi bashkëpunimin me shumicën për të dhënë votën për ligje që janë shumë të rëndësishme. Mos harroni, një pjesë e madhe e legjislacionit që ne do të ndryshojmë do të ketë të bëjë me ligje me shumicë të cilësuar. Të gjitha kodet. Edhe Kodi Ajror do të ndryshoj edhe Kodi Rrugor dhe kodi i përgjithshëm, prandaj në këtë aspekt edhe ju bëhuni gati se si do ta përfshimë më mirë rolin e shoqërisë civile në këtë proces. Por vetë Kuvendi ndofta në një moment tjetër ndofta në Konferencë të Kryetarëve apo Byronë e Kuvendit të ulemi disa ditë për të parë se çfarë kapacitetesh na duhen dhe ndoshta nuk e kemi parashikuar në objektin e punës së këtij komisioni ad hoc se çfarë duhet të bëjmë ne gati. E vërteta është se duhen shumë kapacitete edhe brenda nesh për të parë eksperienca deri në formulimin përfundimtar të legjislacionit”, tha ai.


MË SHUME NGA Shqipëri