KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren, Blerta Marku
BKT
Shqipëri

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren, Blerta Marku

ATSH

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Blerta Marku, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Blerta Marku.

Gjyqtarja Blerta Marku u përball me vetingun me 22 shtator për tri kriteret e vlerësimit atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe profesional.

Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu,Pamela Qirko pas analizimit të provave dhe fakteve vendosi, shkarkimin nga detyra të gjyqtares Blerta Marku.

Blerta Marku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punon prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër.


MË SHUME NGA Shqipëri