Ndalohen lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë
rtsh
Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar për dy ditë, 26 dhe 27 shtator lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në gjirin e Vlorës për shkak të motit të keq. Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.
"Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për daten 26-27 shtator 2022 nga ora 01:00 deri ne oren 24:00 në drejtimin Jug-JugPerëndim dhe Jug-Lindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.
Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të vlorës dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 26-27 shtator 2022.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht" thuhet në njoftim.























