Italia në ‘Final four’, kjo është deklarata e Mancinit
BKT
Sport

Italia në ‘Final four’, kjo është deklarata e Mancinit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Hungarisë.

Italia mundi sonte në udhëtim Hungarinë (0-2), duke kaluar në ‘Final four’ e Ligës së Kombeve.

Mancini thotë se skuadra e tij luajti mirë për 70 minuta. Tekniku italian thekson së është e rëndësishme që Italia arrin ‘Final four’ për herë të dytë.

“Kemi luajtur mirë për 70 minuta. Nuk më pëlqyen njëzet minutat e fundit, por jam i kënaqur me fitore 2-0”, tha Mancini.

“Është e rëndësishme që arritëm për herë të dytë”, pohoi Mancini.