Mbështetja për kultivimin e grurit, mbi 7 mijë aplikime
ATSH
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se përfundoi me rekord aplikimesh më 23 shtator, procesi për të përfituar subvencioneve nga skema e mbështetjes për grurin.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bëri të ditur se, në skemën e mbështetjes për subvencionimin e mbjelljeve të reja të grurit, aplikuan rreth 7 470 fermerë.
Skema u aplikua për herë të parë dhe në dispozicion të fermerëve janë 500 milionë lekë të ndarë në 30 mijë lekë për hektarë.
AZHBR njofton se duke nisur nga java tjetër do të kryej verifikimin e përputhshmërisë së aplikimit me sipërfaqen e mbjellë me grurë, ndërsa do të aplikojë penalitete për fermerët që kanë gënjyer në aplikim.
Disburisimi i fondeve tek të gjithë fermerët përfitues, do të kryhet deri në fund të dhjetorit 2022. Ndërsa fermerët fitues duhet dorëzojnë pranë AZHBR-së, faturën e farës për blerjen e farës së grurit dhe atë të plehrave kimik.
“Skema e mbështetjes për mbjelljen e grurit do të hyjë si masë e re e përhershme subvencionimi, vitin që vjen”, bën të ditur AZHBR.























