Bislimi me delegacionin austriak bisedon për agjendën evropiane të Kosovës
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Bislimi me delegacionin austriak bisedon për agjendën evropiane të Kosovës

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim kryetarin e Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët, Karl Wilfing, shoqëruar nga nënkryetari i parë, Karl Moser, deputetët Rene Pfister e Dieter Dorner, zëdhënësi Christoph Fuchs, Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe zëvendës ambasadori Martin Schaller.

Në këtë takim, siç bëhet e ditur zëvendëskryeministri Bislimi foli mbi prioritetet e Qeverisë në agjendën ambicioze të këtij viti në integrimin evropian.

“Pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosova synon të aplikojë për anëtarësim në BE brenda këtij viti”, thuhet në njoftimin nga Qeveria.

Çështje tjetër me rëndësi në këtë takim thuhet se ishte tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, aty ku u theksua nevoja për përfundimin e këtij procesi dhe pritjes së gjatë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, njoftimi bënë të ditur se Bislimi e njoftoi Wilfing-un dhe delegacionin për avancimet që ka bërë Kosova në zhvillim ekonomik, sundimin e ligjit, demokratizimin, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Përballimi i sfidave të përbashkëta, siç është aktualisht kriza energjetike dhe inflacioni ishin tema të tjera të diskutimit.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle