Nikolla: Shqipëria, krenare për partneritetin strategjik me SHBA!
Shqipëri

Nikolla: Shqipëria, krenare për partneritetin strategjik me SHBA!

RTSh

Gjatë një aktiviteti kushtuar 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh se Shqipëria është krenare për partneritetin strategjik të merituar me SHBA në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në aleancat e paqes e sigurisë, kundër agresorëve të integritetit të vendeve sovrane, kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, armiqve të lirisë e minuesve të demokracisë.

Ajo shtoi se jemi në vijën e parë të luftës kundër terrorizmit, sidomos atij kibernetik.

“Fati i asnjë kombi në planet nuk është pazgjidhshmërisht i lidhur me SHBA, sa fati i shqiptarëve. SHBA-të janë pasqyra ku kombet që aspirojnë për liri, demokraci të qëndrueshme, zhvillim, paqe, siguri, shoqëri e qeveri të pakorruptuara, shohin vetveten.

Shqipëria është krenare për partneritetin strategjik të merituar me SHBA dhe NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në aleancat e paqes e sigurisë, kundër agresorëve të integritetit të vendeve sovrane, kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, armiqve të lirisë e minuesve të demokracisë.

Shqipëria është në vijën e parë të luftës kundër terrorizmit, sidomos terrorizmit kibernetik, e bindur se mbron jetët njerëzore, lirinë, paqen, sigurinë dhe të drejtën, shprehet Nikolla.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim e vuri theksin tek korrupsioni ndërsa thekson se Shqipëria duhet të shkëputet një herë e mirë. nga dukuri të tilla, të cilat cënojnë imazhin e vendit.

Në konferencë ishin të pranishëm deputetë të Kuvendit, profesorë, studiues dhe ekspertë nga vendi dhe bota, përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat etj.


MË SHUME NGA Shqipëri