KPK shkarkon nga detyra prokurorin, Edmond Shytko
Shqipëri

KPK shkarkon nga detyra prokurorin, Edmond Shytko

ATSH

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën për shpalljen e vendimit për prokurorin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Edmond Shytko.

Prokurori Edmond Shytko u përball me vetingun më datën 23 shtator 2022 për vlerësimin e tre kritereve, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Brunilda Bekteshi,Firdes Shuli, Suela Zhegu pasi analizoi provat dhe faktet vendosi, shkarkim nga detyra të prokurorit, Edmond Shytko.

Edmond Shytko e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Korçë.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle