Rasti `Dehari`, Ministria e Drejtësisë pezullon nga detyra Kryeinspektorin
Foto: RTKlive
Lajme

Rasti `Dehari`, Ministria e Drejtësisë pezullon nga detyra Kryeinspektorin

Fadil Sertolli/ RTKlive

Ministria e Drejtësisë përmes kësaj komunikate për media njofton se mbi bazën e gjetjeve në Raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, sot Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për pezullimin nga puna të Kryeinspektorit të Inspektoratit, Ylber Topalli.

“Procedura disiplinore ndaj z. Topalli është iniciuar për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, që kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016”, thuhet në njoftim.

“Me këtë rast, pas konstatimit të gjetjeve të Raportit të cilat i kemi proceduar edhe në Prokurori të Shtetit, bëjmë thirrje dhe theksojmë nevojën e vazhdimit të procedurave hetimore për trajtimin e mëtutjeshëm të të gjitha rrethanave deri në zbardhjen përfundimtare të këtij rasti”, përfundon komunikata e Ministrisë e Drejtësisë.


MË SHUME NGA Lajme