Balla: Samiti i Ballkanit Perëndimor, shtysë të re Procesit të Berlinit
Shqipëri

Balla: Samiti i Ballkanit Perëndimor, shtysë të re Procesit të Berlinit

ATSH

Kryetari grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Manuel Sarrazin, të Dërguarin Special të Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla deklaron se, Samiti i Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Berlin duhet t’i japë një shtysë të re Procesit të Berlinit, duke u fokusuar edhe në mbështetjen e BE për vendet e Ballkanit Perëndimor në përballjen me krizën më të madhe energjetike në Europë.

Sipas Ballës lufta në Ukrainë ka nevojë për më shumë solidaritet europian në përballjen me efektet dhe pasojat e saj të rënda.

“Gjithmonë një kënaqësi të takohem me Manuel Sarrazin, të Dërguarin Special të Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor. Samiti i Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Berlin duhet t’i japë një shtysë të re Procesit të Berlinit, duke u fokusuar edhe në mbështetjen e BE për vendet e BP në përballjen me krizën më të madhe energjetike në Europë, si pasojë e luftës në Ukrainë. Kjo është një luftë dhe lufta ka nevojë për më shumë solidaritet europian në përballjen me efektet dhe pasojat e saj të rënda”, shkruan Balla.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle