Rama: Rritje pagash nga policia tek administrata publike
Shqipëri

Rama: Rritje pagash nga policia tek administrata publike

ATSH

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e pagës për punonjësit e policisë do të jetë me 15% dhe 7 % sipas parimit kush merr më pak mbështetet më shumë.

Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se “jam unë këtu sot sepse vendimet qe kemi marrë janë të rëndësishme në kuadrin e rezistencës ndaj inflacionit të luftës dhe angazhimit tonë për të mbështetur të gjitha janë më në nevojë, por edhe për të mbështetur ata të cilët janë në krye të detyrës. Për këtë arsye kemi marrë vendimin që policia e shtetit nivelet bazë të gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh si dhe dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë, shtesa në në vijim është për nivelin e mesëm, respektivisht 15% dhe 7 %”.

Po ashtu, tha Rama, e njëjta gjë vlen për Gardën e Republikës kemi një shtesë page për Policinë e burgjeve kemi një shtesë për zjarrfikësit kemi shtesë pagë.

“E njëjta gjë vlen për administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit e shërbimit civil, por dhe gjithë punonjësit e nivelit mbështetës. Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë, paga e ardhshme që do të marrin këto kategori do të jetë paga e rritur sipas përcaktimeve të bëra në vendimet përkatëse dhe sipas përqindjeve në bazë kategorish”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “ajo që vlen të theksohet është se principi mbetet po ai i ditës së parë, kush ka më pak mbështetet më shumë”.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle