Kurti takon homologun japonez, e fton për vizitë në Kosovë
Foto: Albin Kurti/Facebook
Lajme

Kurti takon homologun japonez, e fton për vizitë në Kosovë

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Kryeministri Kosovës Albin Kurti në ditën e dytë të qëndrimit në Tokio është pritur në rezidencën shtetërore në Pallatin Alaska nga kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida. Shefi i ekzekutivit kosovar e ka ftuar kryeministrin Kishida që ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt .

“I shpreha edhe njëherë ngushëllime në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës për vdekjen tragjike të ish Kryeministrit Shinzo Abe, si dhe e falënderova për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme japoneze për zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Tutje ai ka thënë se i ka treguar kryeministrit japonez për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin për investime nga Japonia, tregoi se i ka konfirmuar pjesëmarrjen në EXPO Osaka 2025.

“Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike. Në fund të takimit Kryeministri Kishida më tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse unë e ftova ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt”.


MË SHUME NGA Lajme