Financimet ruse/ Kim sërish në Kuvend, takon Mediun dhe Dodën
Shqipëri

Financimet ruse/ Kim sërish në Kuvend, takon Mediun dhe Dodën

/rtsh.al/

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar për të dytën ditë radhazi takime në kryesinë e Kuvendit. Takimi i radhës i Kim ka qenë me Mesila Dodën në cilësinë e kryetares së grupit “Demokraci dhe Integrim” dhe Fatmir Mediun, kryetar i grupit “Aleanca për Ndryshim”.

Detajet nga takimi i ka ndarë Fatmir Mediu, i cili tha se fokusi i takimeve kanë qenë shqetësimet për financimet ruse në partitë politike si dhe roli i opozitës në Kuvend pwr forcimin e demokracisë.

“Ambasadorja Amerikane prezantoi shqetësimin për ndikimet Ruse në financimin e partive politike. Në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare. Po ashtu bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës”, shkruan Mediu.

Një ditë më parë, Ambasadorja Yuri Kim zhvilloi takime edhe me deputeten demokrate Jorida Tabaku dhe deputeten socialiste Etilda Gjonaj, ku fokusi i bisedimeve ka qenë integrimi i Shqipërisë dhe drejtësia.

Para pak javësh, SHBA publikoi një raport ku pretendohej se Partia Demokratike kishte marrë 500 mijë dollarë nga Rusia në zgjedhjet e vitit 2017.  Sipas një zyrtar të lartë të administratës së Joe Biden, Rusia ka shpenzuar më shumë se 300 milionë dollarë që nga viti 2014 për të ndikuar tek politikanët në më shumë se 24 vende dhe ka financuar me 500,000 dollarë Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017. Lulzim Basha, kreu i PD-së në atë kohë, reagoi duke hedhur poshtë pretendimet dhe duke theksuar se PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle