Munishi e Nuhiu deklarohen pas ndeshjes
Sport

Munishi e Nuhiu deklarohen pas ndeshjes

Uran Krasniqi/RTKLive

Prishtina dhe Drita janë ndarë baraz të mërkurën në një ndeshje të vlefshme për Superligën e Kosovës. Dy trajnerët, Ismet Munishi i Prishtinës dhe Ardian Nuhiu i Dritës kanë folur pas ndeshjes.

Munishi e ka vlerësuar Dritën. 

"Në klub mbretëron një atmosferë shumë e mirë, entuziazmi për futbollin në qytet është rikthyer në masë të madhe. Drita ka një ekip të fortë, e dinim që kemi një kundërshtar të fortë përpara. I përgëzoj djemtë për angazhimin e tyre në këtë takim, duhet të vazhdojmë të punojmë me besim të plotë”, ka thënë Munishi. "Ne do të vazhdojmë të luftojmë, për mua është kënaqësi sepse është një Prishtinë që po rilind në të gjitha aspektet". 

Nuhiu e ka parë të rëndësishëm fokusimin te ndeshjet e ardhshme. 

“Në pjesën e parë, ne nuk mund të gjenim lojën tonë. Në pjesën e dytë pamë një ndeshje të fortë me shumë raste dhe kishim më shumë se Prishtina. Duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme", ka thënë Nuhiu. "Unë kërkova gjatë gjithë lojës të dilnim në lojën tonë, jemi gjatë gjithë kohës me bar sintetik në stërvitje dhe ndryshon shumë kur luajmë në stadiume me bar natyral, megjithatë nuk duhet të arsyetohemi, këto janë kushtet”.


MË SHUME NGA Sport