Mancini: Italia e synon Botërorin e vitit 2026
Sport

Mancini: Italia e synon Botërorin e vitit 2026

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka thënë se Italisë i mbetet që të synojë titullin e kampionit në Botërorin e pas katër vitesh. 

Botërori i Katarit mbahet këtë vit dhe Italia nuk ka arritur ta sigurojë pjesëmarrjen. 

"Po punojmë, fatkeqësisht do të vuajmë deri në dhjetor, zhgënjimi i moskualifikimit në Botëror nuk më kalon. Ne nuk e meritonim të qëndronim jashtë Kupës së Botës, por për fat të keq, kështu shkoi. Do të synojmë të fitojmë Botërorin e ardhshëm në Amerikë", ka thënë ai.

Kur klubet të shkojnë në pushim me rastin e Botërorit Italia do të luajë miqësore kundër Shqipërisë dhe Austrisë.


MË SHUME NGA Sport