Shqipëri, moti sot parashikohet me vranësira mesatare, intervale me diell
Shqipëri

Shqipëri, moti sot parashikohet me vranësira mesatare, intervale me diell

ATSH

Shërbimi Meteorologjik bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell por kryesisht në zonën e jugut.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht zonën e qendrës reshjet hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa të forta elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 10-15m/s, duke u shoqëruar me  valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle