UEFA: Kosova nuk mund të jetë në një grup me Serbinë dhe Bosnjën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
UEFA ka bërë të ditur se Kosova nuk mund të jetë në të njëjtin grup me Serbinë dhe Bosnja Hercegovinën.
Shkaku i problemeve politike, zhvillimet vazhdojnë të ndikojnë edhe në sport, ku nuk lejohen ndeshjet e Kosovës me Serbinë dhe Bosnjës Hercegovinën, se paku jo në grupe.
"Pesë çifte shtetesh janë shpallur si të ndaluara. Këto çifte nuk duhet të përfshihen në të njëjtin grup: Armenia/Azerbajxhani, Bjellorusia/Ukraina, Gjibraltar/Spanjë, Kosovë/Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë/Serbi”, shkruhet në komunikatën e UEFA-s.
Kosova siç dihet pas fitores së thellë ndaj Qipros, ka siguruar pozitën e dytë në tabelë në grupin C, prandaj ndodhet në vazon e katërt.
Vazot e plota janë kështu:
Vazo 1: Danimarkë, Portugali, Belgjikë, Hungari, Zvicër, Poloni
Vazo 2: Francë, Austri, Republika Ceke, Angli, Uells, Izrael, Bosnja/Hercegovinë, Serbi, Skoci, Finlandë
Vazo 3: Ukrainë, Islandë, Norvegji, Slloveni, Republika e Irlandës, Shqipëri, Mali i Zi, Rumani, Suedi, Armeni
Vazo 4: Gjeorgji, Greqi, Turqi, Kazakistan, Luksemburg, Azerbajxhan, Kosovë, Bullgari, Ishujt Faroe, Maqedoni e Veriut
Vazo 5: Sllovaki, Irlandë Veriore, Qipro, Bjellorusi, Lituani, Gjilbratar, Estoni, Letoni, Moldavi, Malta
Vazo 6: Andorrë, San Marino, Litenshtajnë.
Kur do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese për "UEFA Euro 2024"?
Ndeshjet e para zhvillohen më 23-25 mars 2023
Ndeshjet e dyta zhvillohen më 26-28 mars 2023
Ndeshjet e treta zhvillohen më 16-17 qershor 2023
Ndeshjet e katërta zhvillohen më 19-20 qershor 2023
Ndeshjet e pesta zhvillohen më 07-09 shtator 2023
Ndeshjet e gjashta zhvillohen më 10-12 shtator 2023
Ndeshjet e shtata zhvillohen më 12-14 tetor 2023
Ndeshjet e teta zhvillohen më 15-17 tetor 2023
Ndeshjet e nënta zhvillohen më 16-18 nëntor 2023
Ndeshjet e 10-ta zhvillohen më 19-21 nëntor 2023.
Shorti për fazën e grupeve do të tërhiqet të dielën më 9 tetor me fillim nga ora 12:00 në Frankfurt.























