Starton Liga e Parë në basketboll
BKT
Sport

Starton Liga e Parë në basketboll

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sot fillon Liga e Parë e Meshkujve në basketboll, ku do të ketë disa ndeshje interesante.

Sfida e parë është mes Happy Dukagjinit dhe Gjakovës së Re, që ka hyrë nga Liga e Dytë. Drita, që edicionin e kaluar garoi në Superligë, do të përballet me Prishtinën e Re, që ishte mundur në “play-out” nga Rahoveci.

Takim interesant shihet edhe ndërmjet Boreas dhe Vushtrrisë. Të premten, skuadra prizrenase New Basket do të ndeshet me Marigona Hill Prishtina, ndërsa e fundit e kësaj xhiro është mes Istogut dhe Bora-s, kurse AS Prishtina do të pushojë në xhiron e parë.

Në fillim do të jenë 22 xhiro dhe më pas skuadrat do të përballen në bazë të sistemit të Bergerit dhe në fund do të jetë “play-off”, ku do të vendoset se cila skuadër do të hyjë në Superligë dhe cila do të jetë në “play-out”.

Liga e Parë – Java 1

E enjte

17:00 Happy Dukagjini-Gjakova e Re

19:00 Drita-Prishtina e Re

20:00 Borea-Vushtrria

E premte

16:00 New Basket-Marigona Hill Prishtina

19:00 Istogu-Bora

AS Prishtina pushon