IPK e SHKK me marrëveshje bashkëpunimi
Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive
Nënshkruhet marrëveshja mes Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Këto dy institucione do ta mbështesin njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit të tyre ligjor.
Nënshkrimet e tyre në këtë marrëveshje i vendosën Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Siç bëhet e ditur, kjo marrëveshje përfshin bashkëpunimin për mbështetje në aspektin e sigurisë gjatë transportimit të të burgosurve, shkëmbimin reciprok të informatave bazuar në autorizimet ligjore të dy institucioneve, mbështetjen reciproke në çështje të trajnimeve në fushat me interes për të dy palët etj.
“Kjo marrëveshje u nënshkrua me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor”.
Marrëveshja përveç tjerash përfshin bashkëpunimin për mbështetje në aspektin e sigurisë gjatë transportimit të të burgosurve, shkëmbimin reciprok të informatave bazuar në autorizimet ligjore të dy institucioneve, mbështetjen reciproke në çështje të trajnimeve në fushat me interes për të dyja palët.























