Begaj-Kim: Bashkërendojmë qëndrimet në Këshillin e Sigurimit
Shqipëri

Begaj-Kim: Bashkërendojmë qëndrimet në Këshillin e Sigurimit

ATSH

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim pune ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Begaj tha se në takim u vlerësua partneriteti strategjik, si dhe u diskutua për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

“Për sa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët”, informoi Presidenti.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle