Zgjidhjen e çështjës së Luginës, PSD e shikon te ripërcaktimi i kufijve
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Zgjidhjen e çështjës së Luginës, PSD e shikon te ripërcaktimi i kufijve

J.Musliu/RTKlive

Partia Socialdemokrate doli me disa propozime se si të trajtohet Lugina e Preshevës në dialogun Kosovë – Serbi.

Sipas kësaj partie, adresimi i kësaj çështjeje duhet të bëhet në mënyrë të drejtë.

“Çështja e Luginës së Preshevës, duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë – Serbi. Jo të përdoret si instrument për lëshim pe ndaj veriut ose kushtëzime nën nocionin arkaik të reciprocitetit, por si nevojë që qytetarët e Luginës kanë për jetë shoqërore e politike, për mirëqenie e siguri. Për barazi”, shkruan në një komunikatë të PSD-së.

Sipas PSD-së, që Lugina “të pushojë së përdoruri politikisht, ajo duhet të përfundojë si temë”. Sipas kësaj partie, ripërcaktimi i kufitar është zgjidhja e duhur politike dhe e vetmja që krijon kushte për marrëdhënie të tjera me Serbinë.

PSD kërkon që të rritet buxheti që Qeveria e Kosovës ndan për nevojat ë Luginës.

 


MË SHUME NGA Lajme