Rama: Arkiva e DPSHTRR-së nga lemeri antishtet, në institucion dinjitoz
Shqipëri

Rama: Arkiva e DPSHTRR-së nga lemeri antishtet, në institucion dinjitoz

ATSH

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga transformimi epokal i Arkivës Qendrore të DPSHTRR-së.

Rama tha se “nga një lemeri antishtet, tashmë kjo godinë është kthyer në një institucion që ruan në kushte dinjitoze kujtesën e shkruar të 13 drejtorive rajonale në rang vendi, duke i skanuar dhe digjitalizuar regjistrat”.

Punimet konsistuan në sistemin e antizjarrit, rifiniturat e brendshme, klimatizimin e sistemet e reja bashkëkohore dhe tërë punimet e sistemimet e jashtme. Fondet janë 100% nga të ardhurat e vet DPSHTRR-së.

Ndërkohë paralel vijon skanimi e digjitalizimi përmes projektit e-Arkiva për të zvogëluar maksimalisht numrin e dokumenteve fizike.

Investimet do të përfshijnë edhe transformimin e godinës qendrore të DPSHTRR-së, e cila  aktualisht punon me kapacitet të reduktuar pas dëmtimit nga tërmeti.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle