Dua Lipa dhe Trevor Noah drekojnë së bashku
Magazina

Dua Lipa dhe Trevor Noah drekojnë së bashku

Dua Lipa dhe Trevor Noah ndezën thashethemet për lidhje të rë mes tyre, kur të mërkurën mbrëma shijuan një darkë romantike në New York City.

Kantautorja, 27 vjeçe dhe komediani, 38 vjeç, u panë duke ndarë një moment intim në një restorant xhamajkan në East Village të quajtur Miss Lily’s, sipas fotove të marra nga Daily Mail.

“Ata ishin ulur në heshtje larg nga të gjithë të tjerët në restorant,” thuhet nëpër media. “Ishte e qartë se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë vaktit.”

Më pas, Noah dhe Lipa ecën bashkë rrugëve të qytetit.


MË SHUME NGA Magazina