Latifi: Ekspertët e farmaceutikës larg Komitetit për listën esenciale
Venera Xhoxhaj Adili/ RTK
Komiteti kyç për përcaktimin e listës së produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuese ka mbajtur takimin e parë.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë proces. Tha se pret që të përmbushen standardet më të rëndësishme duke i zbatuar praktikat dhe dituritë dhe më e rëndësishmja shmangie të konfliktit të interesit.
"Konflikti interesit nuk ka vend në këtë komitet. Ne si Ministri do të iu përkrahim, por, iu bëjë me dije që procesi duhet të arrijë standarde dhe të zhvilloj dinamikë. Ekspertët që do të jenë pjesë e këtij Komiteti nuk duhet të jenë të përkrahur nga farmaceutika as financiarisht e as në ndonjë mënyrë tjetër. Qytetarët presin që të kenë barna mjaftueshëm nga plotësimi i këtyre listave", ka thënë Latifi.
Ndërsa, Driton Vela kryesues i këtij Komiteti ka thënë se ky proces do të bazohet në transparencë.
“Transparenca e procesit të përpilimit të listës esenciale duhet të rritet në nivel më të lartë. Buxheti është sfidë prandaj duhet të ndahen prioritetet për shkak se nuk arrijnë të mbulohen të gjitha", tha Vela.
Ai tutje bëri me dije se Kosova nuk figuron në listën e OBSh-së me listën e saj.























