Shqipëria dënon referendumet e rreme të Rusisë në Ukrainë
Foto: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme/ Facebook
Shqipëri

Shqipëria dënon referendumet e rreme të Rusisë në Ukrainë

ATSH

Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shprehet se “çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”.

Moska ka mbajtur referendume që janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar në katër rajone ukrainase të pushtuara nga Rusia, në Kherson, Donetsk, Luhansk dhe Zaporizhia për të justifikuar aneksimin e tyre në Federatën Ruse.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle