Aneksimi i 4 rajoneve, Begaj: Sfida e hapur e Rusisë, lajm i keq për paqen
Shqipëri

Aneksimi i 4 rajoneve, Begaj: Sfida e hapur e Rusisë, lajm i keq për paqen

ATSH

Presidenti Bajram Begaj reagoi pasditen e sotme lidhur me aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.

“Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, u shpreh Begaj.

Moska ka mbajtur referendume që janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar në katër rajone ukrainase të pushtuara nga Rusia, në Kherson, Donetsk, Luhansk dhe Zaporizhia për të justifikuar aneksimin e tyre në Federatën Ruse.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle