Covid-19, Ministria e Shëndetësisë: 48 të infektuar, asnjë viktimë
Shqipëri

Covid-19, Ministria e Shëndetësisë: 48 të infektuar, asnjë viktimë

rtsh.al

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga 670 testime të kryera, janë regjistruar 48 qytetarë të infektuar me koronavirus.

Fatmirësisht, asnjë person nuk ka humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë informon edhe rastet e reja që janë identifikuar në këto bashki: 15 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Mat, nga 1 qytetarë në Shkodër, Dibër, Lushnje, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Poliçan.

“Në të gjithë vendin janë 506 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326.980 që nga fillimi i epidemisë.”-, njofton MSHMS.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle