Peleshi: Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës, i paligjshëm
Shqipëri

Peleshi: Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës, i paligjshëm

ATSH

Shqipëria ka dënuar aneksimin nga Rusia për 4 rajonet e Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një reagimi në rrjetet sociale theksoi se “aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm”.

“Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ashtu si ai i SHBA, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shteteve të tjera demokratike. Kundërshtojmë pa mëdyshje këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial”, theksoi Peleshi.

Moska ka mbajtur referendume që janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar në katër rajone ukrainase të pushtuara nga Rusia: në Kherson, Donetsk, Luhansk dhe Zaporizhia, për të justifikuar aneksimin e tyre në Federatën Ruse.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle