Drita ‘vuan’ por mposht Drenicën, ‘këndellët’ Dukagjinin
Sport

Drita ‘vuan’ por mposht Drenicën, ‘këndellët’ Dukagjinin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Drita ka vuajtur goxha shumë në duel me Drenicë, të cilën krejt në finish të ndeshjes e mposhti, me rezultat 2-1.

Gjilanasit dhe drenicasit u përballen në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

Baftiu (4’) kalojë skuadrën Dritës në epërsi prej 1-0, derisa për Drenicën barazoi Koxy (42’), kurse, golin e fitores për nënkampionët në fuqi të Kosovës, e realizoi Tahir (87’).

Fitore tejet të rëndësishme ka arritur Dukagjini i Klinës, duke deklasuar Ferizajn, me rezultat 4-1.

Merlaku (22’), Zaberxha (45’), Gashi (51’) dhe John (70’ nga penalltia), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës klinase, kurse, golin e nderit për ferizajasit e realizoi Sefa (7’).

Ndërkaq, Llapi dhe Malisheva luajtën baras 1-1 sfidë kjo e zhvilluar në ‘Zahir Pajaziti’.

Emini (32’) shënoi për llapjanët, derisa Hajdari (45’), realizoi për skuadrën mike.


MË SHUME NGA Sport