Ajvari shtëpiak shitet në Kosovë, por edhe në vende evropiane|Video
Foto,RTK
Në Fokus

Ajvari shtëpiak shitet në Kosovë, por edhe në vende evropiane|Video

Vedat Vllasaliu/ RTK

Periudha e vjeshtës kujtohet edhe për prodhimin e ajvarit, sidomos atij shtëpiak që është shumë i kërkuar nga qytetarët.

Miradie Hamiti prodhuese e ajvarit shtëpiak, ka serën e saj të mbjellur me spec e cila është e madhe afërsisht 12 me 6 dhe prodhon afër 1000 kg speca.

“Sera është diku 12 me 6 nashta 1000 kg specë dalin. Për ajvar mas pari e marrim specin e bëjmë klasifikimin e ja heqim bishta e marrim e qesim mbi shporet diku për 100 kg na duhen 5 - 6 orë në ditë për me pjekë qysh duhet se speci e donë goxha një temperaturë të madhe edhe duhet deri sa të shohim që u pjekë që u bë lëkura për me hekë ma lehtë”,tha Miradie Hamiti.

Krahas formës tradicionale të prodhimit të ajvarit që kryhet nga familja në vendin tonë kohëve të fundit është rritur numri i pikave përpunuese që merren me këtë biznes. Kujtim Hoti njëherësh fermer dhe përpunues nga Krusha e Madhe tashmë prodhon dy lloje të ajvarit. Atë me spec të pa pjekur dhe atë me spec të pjekur. Ai falë grantit nga ministria e Bujqësisë ka zgjeruar kapacitet e tij.

“Te ajvari jonë ne kemi vetëm speca dhe vaj edhe kripa janë këto tri produkte që i ka edhe me speca të gjallë nuk ka asgjë tjetër”,tha Kujtim Hoti nga Krusha e Madhe.

“Shumica e njerëzve janë tu i rritë çmimet edhe po e shfrytëzojnë si rast, na po mendojmë  edhe këtë vit me shku me këto çmime ndoshta e rritim pak por jo edhe shumë”,tha Hoti.

Kujtimi thotë se sa i përket përpunimit për momentin nuk kanë problem me fuqi punëtore, por për sa i përket punëve në fermë thotë se mungesa e fuqisë punëtore po rritet çdo ditë e më shumë.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle