Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirë të parë do të jenë Sihana Badivuku, drejtoreshë artistike, pianiste dhe  Merita Rexha-Tërshana, pianiste. Ato flasin për festivalin e muzikës kamertale “Kosova kamerfest” edicioni i 22-të.
 
Për pasionin e vrapimit të ftuar janë: Astrit Desku, maratonist dhe Albulena Sadikaj – maratoniste.
 
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme