13:33 / 02.10.2022
Inzaghi vjen me deklaratë interesante pas humbjes nga Roma
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi duke folur për “DAZN”, ka thënë se në skuadrën e tij, duhet të punohet më shumë në disa gjera të veçanta.
“Nerazurët” mbrëmë u mundën nga Roma (1-2) midis ‘San Siros’, në derbin e kësaj fundjave në Serie A.
“Duhet të punojmë më shumë në disa gjera të veçanta”, tha ai.
“Humbasim një ndeshje me portierin tonë që nuk ka bërë asnjë pritje sepse në dy gjuajtje ata kanë shënuar dy gola”, theksoi Inzaghi.
Interi pas kësaj disfatë bie në pozitën e shtatë me 12 pikë, tetë më pak se lideri i tabelës, Napoli.























