City turpëron Manchester Unitedin
BKT
Sport

City turpëron Manchester Unitedin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Manchester City e ka turpëruar Mancheser Unitedin në derbin e kësaj fundjave në Premier League, duke e mposhtur bindshëm prej 6-3.

Kampionët në fuqi të Anglisë, i kanë dhënë leksion ‘Djajve të Kuq’, duke e ‘shkel’ dhe duke e bërë hapin e madh në garën për kreun e tabelës.

Foden (8’, 44’, 73’) dhe Haaland (34’, 37’, 64’), shkëlqyen këtë sfidë duke realizuar het-trik, derisa për Unitedin shënuan Santos (56’) dhe Martial (84’, 90+1’).

Pas kësaj fitore, City është në vendin e dytë me 20 pikë, vetëm një pikë larg kreut të tabelës që e mban Arsenali, kurse, United renditet e gjashtë me 12 pikë të grumbulluara.